Vjen volkswageni kinez Lamando L

Vjen volkswageni kinez Lamando L

Sikurse edhe shumë prodhues tjerë të automobilave, në disa tregje të mëdhenj  VW ofron modele që nuk i shet në pjesën tjetër të botës.

Meqë Kina është tregu më i madh i automobilave në botë, nuk habit fakti që prodhuesi gjerman posedon një mori modelesh që mund të gjenden vetëm nëpër sallonet kineze.

Për shembull, modeli paksa më i vogël i VW Arteon, krahasuar me atë që shihet në Evropë. Dimensionet e ‘kinezit’ janë  4.784/1.831/1.469 mm, përderisa distanca mes dy akeseve është 2.731 mm.

Është interesant se modeli i ri Lamando L posedon mekanikën e avancuar MQB Evo, njësoj sikurse edhe modelet e tjera të VW’së, si Golf 8, Skoda Octavia, Seat Leon, Audi A3…

Automjeti nga prapa ta kujton modelin Peugeot 508, përderisa pjesa e përparme duket më origjinale dhe më shumë iu ngjan modeleve elektrike të VW‘së.

Nën haubë ka motorin e njohut të VW’së 1.4 TSI, me 150 KF (110 kË)  dhe  me 250 Nm, i cili ëshë i lidhur me ndërruesin DGS me 7 shpejtësi, me kuaçillë te dyfishtë. Autoimjeti ngrehë me rrota të pasme dhe shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrinë për 8,5 s.

Shitja e modelit në Kinë fillon në pranverë, kur do të dihet edhe çmimi i modelit Lamando L.

Shpërndaje në: