Vjosa Osmani i përgjigjet Agim Veliut, por s’ia përmend emrin: Të mbajmë higjienë mentale nga shpifësit e shantazhuesit

Vjosa Osmani i përgjigjet Agim Veliut, por s’ia përmend emrin: Të mbajmë higjienë mentale nga shpifësit e shantazhuesit

Gjatë ditës nënkryetari i LDK’së Agim Veliu i ka reaguar Vjosa Osmanit, duke e quajtur përkthyese të Hashim Thaçit, dhe duke thënë se LDK’ja, i kishte ofruar Osmanit kandidimin për kryetar të komunës së Mitrovicës dhe se kjo siç kishte shkruar ai ka refuzuar sepse e dinte se nuk mund të fitoj, Veliu po ashtu  ka përmendur se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 i është ofruar kandidatura të garonte për kryetare të kryeqytetit, që apriori e kishte refuzuar, duke u arsyetuar se nuk ka koh, e ndaj kësaj Osmani i ka reaguar Veliut  pa ia përmendur emrin, duke thënë që të bëjmë kujdes edhe ndaj “higjienës mentale”.

Osmani përmes një statusi në Facebook tha se  përveç higjienës fizike duhët të bëjmë kujdes “mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat”, ka shkruar ajo.

Sipas saj vendi po kalon në dy pandemi.

Ja statsui :

Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat,

Shpërndaje në: