Vjosa Osmani paralajmëron vizitë në bastionin e LDK-së, reagojnë istogasit: Patericë e Albinit

Vjosa Osmani paralajmëron vizitë në bastionin e LDK-së, reagojnë istogasit: Patericë e Albinit

U.d. e presidentit, Vjosa Osmani nesër do ta vizitojë komunën e Istogut.

Kësaj radhe, Osmani nuk do të shkoj në funksionin e u.d. të presidentes por si udheheqëse e një iniciative të nisur nga vetë ajo pas përjashtimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Periskopi.

E tubimi, sipas njoftimit do të bëhet në njërin prej lokaleve në Istog. Derisa nga IKSHPK bëjnë apel që të shmangen tubimet veçanërisht në ambiente të mbyllura, Osmani duket që po i shpërfill ato.

Ndërsa kanë vërshuar komente të shumta nga istogasit të cilët nuk e mirëpresin Osmanin.

Kujtojmë se Istogu është vendlindja e presidentit historik, Ibrahim Rugova ndërsa kjo komunë për vite të tëra udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar qytetar te Komunes se Istogut, ju njoftojm se neser prej Ores 14:00h, në qytetin e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova do te jete e pranishme Presidentja Dr. Vjosa Osmani.
Takimi do te mbahet ne Restaurant Butrinti Istog.
P.s. ju lutemi qytetarve te jupermbahen rregullave anti Covid!!

Shpërndaje në: