Vjosa Osmani refuzon ta ftojë Presidentin në seancën ku do të votohet Qeveria Hoti

Vjosa Osmani refuzon ta ftojë Presidentin në seancën ku do të votohet Qeveria Hoti

Kryetarja e Kuvendi të Kosovës Vjosa Osmani, ka refuzuar që ta ftojë Presidentin e vendit Hashim Thaçi, në seancën e sotme ku do të votohet Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma me Avdullah Hotin kryeministër.

Kështu ka bërë të ditur për Periskopin një burim brenda kryesisë së Kuvendit.

“Kryeparlamentarja ka refuzuar që t’i bëjë ftesë presidentit Thaçit që të jetë i pranishëm në seancën e sotme”, ka thënë burimi.

Në të kaluarën në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës.

Qeveria e re e Kosovës pritet që të votohet sot në seancën që do të mbahet në orën 11:00. Partitë e koalicionit LDK-AAK dhe Nisma janë shprehur të bindur se i kanë votat për Qeverinë e re.

Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i vendit pas mocionit të suseshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit./Periskopi/

 

 

 

 

Shpërndaje në: