Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028
Mërgim Vojvoda është i mërzitur, njëjtë si shokët e skuadrës, pasi e lëshuan mundësinë e kualifikimit në Botërorin 2026.
Megjithatë, përfaqësuesi kosovar po shikon përpara.
Mbrojtësi i krahut e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka motivuar shokët e Kombëtares së Kosovës.
Ai kërkon nga ta që ta ngritin kokën lartë dhe të shikojnë përpara, ndërsa e pranon se objektiv i përbashkët i tyre do të jetë kualifikimi në Euro 2028.
Më poshtë mund ta shihni postimin e futbollistit të Comos drejtuar shokëve të Kombëtares, të cilit ia përcolli një fotografi nga dhoma e zhveshjes e ekipit dardan, shkruan Express, transmeton Periskopi.




