Volkswagen rikthen në treg modelin Lupo në versionin elektrik

Volkswagen rikthen në treg modelin Lupo në versionin elektrik

Volkswagen mund të sjellë një emër që nuk e kemi dëgjuar prej kohësh përsëri në rrugë, me makinën e tij të re të qytetit.

Grupi Volkswagen është i vendosur të ndërtojë një makinë qyteti që do të konkurrojë me modelet kineze.

“Nuk është e lehtë të prodhosh një makinë të tillë dhe që kushton nën 20,000 euro. Ta ndërtosh në Evropë, ta projektosh në Evropë, ta prodhosh në Evropë, me një zinxhir furnizimi në Evropë, e gjithë kjo është vërtet sfiduese”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai mbrojti vendimin e Volkswagen për të mos përdorur konceptin ID.Every1 për markat Seat, Škoda dhe Cupra.

Ai theksoi se segmenti i makinave të qytetit “thjesht nuk është mjaftueshëm i madh” dhe se “një markë do të jetë e mjaftueshme, dhe ajo do të jetë Volkswagen”.

“Emri ynë fjalë për fjalë do të thotë ‘makinë e popullit’. Kjo është arsyeja pse vendosëm të bëjmë këtë veprim”, shpjegoi Grünitz.

Makina e qytetit në fjalë njihet kryesisht si Volkswagen ID.1. Megjithatë, kohët e fundit ka dalë informacion se Volkswagen do të ringjallë emra të njohur në gjeneratën e saj të ardhshme të automjeteve elektrike – kështu që do të shohim ID.Polo dhe ndoshta VW ID.Tiguan vitin e ardhshëm.

E gjithë kjo mund të nënkuptojë që “VW ID.1” do të hyjë në prodhim si ID.Lupo. Do të ishte një veprim i zgjuar marketingu nga Volkswagen, sepse nuk e kemi dëgjuar këtë emër për 20 vjet, dhe kjo veturë e vogël qyteti dikur ishte jashtëzakonisht populloreshkruan Telegrafi, transmeton Periskopi

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Dita e ndeshjes: Kosova përballë provës vendimtare ndaj Sllovakisë në Bratislavë

Kombëtarja e Kosovës zbret sot (e enjte) në fushë për një nga sfidat më të…

Del para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut

Këtë të enjte do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të…

Sot gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim…

Horoskopi 26 mars 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI Kjo ditë sjell energji të fortë dhe dëshirë për të marrë iniciativa, por duhet…

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.…

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale me diell dhe shtim të vranësirave.…

Skriniar në dyshim, mungon edhe një yll i madh, trajneri i Sllovakisë: Kosova ka super ekip

Kapiteni i ekipit kombëtar sllovak, mbrojtësi Milan Skriniar, mbetet në dyshim për ndeshjen e gjysmëfinales…

Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se Trump mund të ndalojë luftën

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka udhëzuar ushtrisë të përshpejtojë fushatën e saj ajrore kundër…