Votat e diasporës, KQZ do të nis tërheqjen e pakove me 2 ose 5 janar

Votat e diasporës, KQZ do të nis tërheqjen e pakove me 2 ose 5 janar

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka sqaruar afatet kohore sa i përket përfundimit të procesit të verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.

Në një konferencë për media ai tha se varet nga dinamika e punës qe zhvillohet në çdo qendër komunale të numërimit.

Elezi tha se nëse nuk përfundon numërimi i votave deri më 31 janar në ora 12, atëherë puna do vazhdojë me 1 janar në ora 16:00, transmeton Periskopi.

Ai ka folur edhe për procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, duke theksuar se afatet janë të kushtëzuara edhe nga ditët e festave. Ato do të tërhiqen me 2 janar ose me 5.

“Sa i përket kohës se sa i duhet KQZ për të përfunduar verifikimin e rezultateve dhe numërimin e votave për deputet kjo varet nga dinamika e punës që zhvillohet në çdo QKN, jo të gjitha kanë numër të madh… meqenëse jemi në prag të festave në ato qendra komunale që nuk do kryhet deri me datë 31 në ora 12 të datës 31 do të përfundoj numërimi dhe pastaj do kemi pauzë 30 orë për të rifilluar sërish datën 1 janar 16:00 pasdite. Sa i përket procesit të tërheqjes së pakove me fletëvotime jashtë Kosovës pasi jemi kohë festash në bazë të një plani të KQZ tërheqja nga kutitë postare do bëhet deri me datë 2 janar, në rast se mund të ndodh të ketë festë dhe nuk punojnë postat të atij vendi atëherë tërheqja do bëhet deri më datën 5 janar”, tha Elezi./KP/

Shpërndaje në: