Votat për demarkacionin i kemi, nuk u kushtëzuam nga Lista Serbe
Në një intervistë për Periskopin, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj flet për zhvillimet politike në Kosovë.
Ai flet për mundësinë e kalimit të Shpend Ahmetit në AAK, për rikthimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK, për votimin e demarkacionit në seancën e nesërme (të martën), e çështje të tjera.
Më poshtë gjeni të plotë intervistën me deputetin Haradinaj:
Periskopi: Z. Haradinaj, nesër do të mbahet seanca ku do të votohet për të 4-ën herë marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje të cilën e keni kundërshtuar gjatë kohës sa ishit në opozitë. Megjithatë tani me shumë vështirësi jeni duke kërkuar që të siguroni votat për ratifikimin e saj…. A i keni siguruar shumicën dhe a besoni se të martën do të përfundojë kjo çështje?
Daut Haradinaj: Unë kam qenë kundër në marrëveshjen fillestare. Pas kësaj kemi një vazhdimësi ku kemi marrëveshjen e dy presidentëve ku shkruhet decidivisht se do të ketë përmirësim në marrëveshje sa i përket Çakorrit dhe Kullës. Mendoj se do të ketë më shumë vullnet politik të shumicës së deputetëve të Kosovës, por kjo ju takon akterëve kryesorë, unë nuk mund ta di saktësisht a i kemi por e di se jemi shumë afër kësaj.
Periskopi: Për të siguruar votat e Listës Serbe, ekzekutivi ka biseduar disa herë, ndërkohë deputeti Bilall Sherifi e ka pranuar që ata votën e tyre pro e kanë kushtëzuar. A mendon se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur çështje të interesit nacional?
Daut Haradinaj: Ne kemi vlerësu përderisa janë pjesë e koalicionit, kemi mendu ta marrim edhe mendimin e tyne. Nuk jemi kanë të gatshëm të kushtëzohemi. Na kemi deputetë serbë që do ta votojnë ratifikimin e demarkacionit, kemi deputetë individual, por po të isha subjekt politik nuk do të isha pozicionu me qëndrimet që mban lista serbe sot. Nuk është me e mira që kemi pretendu por është maksimalja që kemi arritur. Kemi raportin e Bulliqit që kemi inkorporu në ligj. I konsideroj fitore si veprime që kemi bërë në të kaluarën si opozitë. Në shumicë absuolute shqiptare është dakord që të kalojë demarkacioni. Edhe partitë opozitare duhet me reflektu në këtë rast dhe ju bëj apel të reflektojnë në këtë rast.
Periskopi: A e konsideroni si gabim të politikbërjes kosovare, faktin që edhe pas 18 vitesh, Lista Serbe vazhdon të jetë një faktor determinues në vend, me apo pa direktiva nga Beogradi ?
Daut Haradinaj: Na duhet me i trajtu si qytetarë të Kosovës, na po e bëjmë ganimin kur po i shohim si pjesë e ndarë. Për të drejtat kushtetuese që u kemi dhënë nuk duket se ekemi dëmtu republikën e kosovës. Është e drejtë e jona morale me kërku ma shumë prej BE’së, sepse kemi përmbushë një standard që vendet tjera të rajonit nuk e kanë. Ne e dimë qe kemi pasë një luftë të përgjakshme me Serbinë, sot jemi luftu për me marrë njohjen reciproke. Nga ana e brendshme, duhet të ju garantojmë serbëve lëvizjen e lirë si qytyetarë të Kosovës.
Periskopi: Gjykata Speciale vetëm ka filluar certifikimine avokatëve, dhe shumë shpejtë pritet që të bëhën publike dhe aktakuzat e para. Përmes një nisme gjat vitit të kaluar u bë një përpjekje që të zhbëhet, ngjarje e cila ngjalli reagime të ashpëra të faktorit ndërkombëtar. Si e komentoni atë nismë të lënë për gjysmë për zhbërjen e Speciales? – Madje pas reagimit ndërkombëtar pati dhe një ndryshim të kursit edhe nga kreu i Kuvendit Veseli si dhe presidenti Thaçi… Ku mendoni se e kishte fillin ajo nismë për zhbërjen e Speciales në Kuvend, dhe a prisni që të përsëritet ?
Daut Haradinaj: Deputetët kanë të drejtë edhe me ligje edhe rregullore, i kemi të drejtat tona ndaras, ka qenë nisiativë legjitime, nuk e ka mrri kuorumin në Kryesi dhe nuk është mrri. Sa më përket mu personalisht dhe Aleancës unë jam kundër dhe kemi qenë kundër. Konsiderojmë se është e padrejtë me pasë gjykatë etnike kundër UÇK’së kur kemi parasysh se kemi 12 mijë shqiptarë të vrarë. Prasot të akuzohet shumica shqiptare kurse të amnistohet krimi serb.
Periskopi : Nëse do të ndodhte që një nismë e tillë të përsëritet, a do ta përkrahni ?
Daut Haradinaj: Po gjithmonë.
Periskopi: Si rezultat të kujt e shihni themelimine Gjykatës Speciale?
Daut Haradinaj: Nuk e shoh si rezultat i miqve të Kosovës, e shoh si një paaftësi tonën për me demonstru ligj. Por edhe si një instrument për me largu Serbinë nga ndikimi rus, pra shihet një ide që Serbia të hjek dorë nga Lindja dhe të drejtohet kah Perëndimi.
Periskopi: Misioni ndërkombëtar i EULEX-it përmbyll misionin shumë shpejtë. Në mes skandalesh e doreheqjesh, si e vlerësoni këtë mision, sa mendoni që i ka ndihmuar drejtësisë në vend ?
Daut Haradinaj: Këto organizatat që marrin pjesë në misione të caktume, mendoj se kanë kry disa veprime të suksesshme, sidomos në shtetformim. Krahas veprimeve p[ozitue kanë pasur edhe të metat, si ato aferat tashmë të njohura. EULEX është misioni më i madh oficiel i BE’së dhe me i pasë këto afera…Ju e dini shumë mirë qe kemi nje tëndencë për me rritë buxhetin, për mi rrigë pagat që na vetvetiu t’i ushtrojmë funksionet tona ligjore.
Periskopi: Një nga temat e cila po përfolet ne gjithë këtë mesin e ceshtjeve madhore, është edhe shndërrimi i FSK-së ne Ushtri të Kosovës. Është premtuar që një gjë e tillë do të ndodhte qysh në kohën kur Thaci kandidonte për kryeministër, ndërkohë në terren asnjë lëvizje. A besoni që Qeveria Haradinaj do t’i jap epilog kësaj ceshtjeje ?
Daut Haradinaj: Ne kemi ushtri dhe kemi shumë profesionale e të përgatitur mirë. Ata demonstrojnë aftësi. Tani po diskutohet forma dhe modaliteti ligjor për mekanizmin mbrojtës. Ju e dini që kërkesa për me ndërru Kushtetutën kërkoon edhe votimin e komuniteteve. Kjo ka qenë pengesa e vetme. Me rëndësi është që kemi forcu kapacitetet që kemi. Është me rëndësi me i bindë serbët që ushtria nuk rrezikon kurfarë staviliteti. Është qëllim final i joni që Kosova të jetë në NATO. Do ta krijojmë ushtrinë herët a vonë por sa ma shpejt që arrijmë këtë është një element plotësues i shtetit tonë. Gjithmonë ka pasë dhe pothuajse meritë e madhe e NATO’s dhe BE’së është që kemi këtë gjendje të nivelit seiroz të FSK’së. Nuk pretendojmë të kemi ushtri pa mbështetjen e NATO’s, SHBA’së dhe BE’së. Ne kemi edhe brenda FSK’së substancë serioze që ndihmojnë ata në trajtim.
Periskopi: Në zgjedhjet e fundit lokale partia të cilës ju i takoni ka arritur që të marr Gjakovën, ndërsa në Prishtinë ka patur një koalicion me z. Shpend Ahmeti tashmë kryetar i pavarur. Pas largimit të tij nga VV-ja kanë filluar ofertat për të. A është AAK-ja e hapur për z. Shpend Ahmeti ?
Daut Haradinaj: Ne kemi fitu në Klinë, Gjakovë, Rahovec, Dedcan e Junik. Kemi një pushtet lokal pothuajse gati partia e parë. Jemi në bashkëqeverisje në shumë komuna po ashtu edhe në kryeqytetin e Kosovës. Sa i përket veprimeve të itj të brendshme nuk i kisha komentu. Por Aleanca ssnjëherë nuk ka qenë e mbyllur e sidomos për Shpend Ahmetin. Jo vetëm ftesë por po flas por në krejt atë natyrën personale e vlerësoj shumë edhe si njeri dhe shpresoj të ketë shumë sukses në qeverisjen e komunën e Prishtinës. Pse jo edhe nëse Shpend Ahmeti e vlerëson si ftesë le ta kosnideron si ftesë.
Periskopi: Si ndodhi që Donika Kadaj-Bujupi u kthyer sërish në AAK dhe a do të votojë ajo për demarkacionin, sepse publikisht është deklaruar se s’do ta bëj?
Daut Haradinaj: Nuk kam bisedu me të por besoj se tash vota jonë do të jetë unike, nuk do të ketë ndarje brenda grupit. Por besoj se Donika është njeri i kthjellët dhe e kupton rëndësinë e votës pro.



