Votëbesimi ndaj Abdixhikut në Kuvendin e LDK’së, delegatët e disa degëve tashmë e kanë hedhur votën në kuti

Votëbesimi ndaj Abdixhikut në Kuvendin e LDK’së, delegatët e disa degëve tashmë e kanë hedhur votën në kuti

Në Kuvendin e LDK-së është duke vazhduar procesi i votimit të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

Nga burime të Gazetës Express brenda Kuvendit, tashmë votimin e kanë përfunduar delegatët e Kuvendit nga degët e Prishtinës dhe të Pejës.

Kuvendi i LDK-së sot është mbledhur me kërkesë të Abdixhikut për të shqyrtuar ofrimin e dorëheqjes së tij pas rezultatit të dobët që partia ka marrë më 28 dhjetor.

Pritet të shihet se cili do të jetë epilogu i votimit dhe nëse LDK do të vazhdojë me kryetarin aktual apo do të futet në proces për zgjedhjen e kryetarit të ri./Periskopi

Shpërndaje në: