Voton Lumir Abdixhiku: Sot vendimarrja i kthehet sovranit
Ka votuar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në Qendrën e Votimit “Faik Konica”.
Abdixhiku tha se gjithmonë në Kosovë zgjedhjet janë festë.
Ai theksoi se sot vendimarrja i kthehet sovranit.
“Tani besoj që menjëherë nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin kah zgjedhjet nacionale, pritjet tanimë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike”, tha ai. /Periskopi/



