‘Vrasësi i Tahir Zemajt brenda LDK’së’, Haziri: Veç tek ne kriminelët japin mendime politike

‘Vrasësi i Tahir Zemajt brenda LDK’së’, Haziri: Veç tek ne kriminelët japin mendime politike

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri është pyetur për një deklaratë të Florim Ejupit se ‘’vrasësi i Tahir Zemajt gjendet brenda LDK’së”, transmeton Periskopi.

Haziri ka një përgjigje për këtë.

‘’Kur kriminelët flasin dhe kualifikojnë, na duhet me mbyll kaptinën e jetës. Njerëz që janë të akuzuar për vrasje të rënda ku në botë janë të paraqitur vec në kronika të zeza. Këtu japin mendime politike. LDK nuk ka pasë elemente të tilla. Asnjëri prej neve ska qenë jashtë mekanizmave komandues, edhe si FARK.  Asnjë nuk është as pjesë e hetimeve. E kanë ditë kodin e sjelljes dhe rregullat  në luftë. Por këta grupet kriminale, tash japin edhe mendime politike’’, shton ai në një debat televiziv.PERISKOPI/

Shpërndaje në: