Vrasja e 18-vjeçares: Gjykata ua vazhdon paraburgimin Dardan Krivaqes e Arbër Sejdiut

Vrasja e 18-vjeçares: Gjykata ua vazhdon paraburgimin Dardan Krivaqes e Arbër Sejdiut

Gjykata Themelore e Ferizajt i ka lënë edhe dy muaj në paraburgim dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Albënora Bekteshi, duke theksuar se masa e paraburgimit u është vazhduar të dyshuarve edhe për dy muaj, konkretisht deri më 21 nëntor 2021.

Marigona Osmani dyshohet se vdiq pasi i përjetoi dy ditë keqtrajtim mizor, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Të dyshuarit ishin të njohur për policinë dhe prokurorinë edhe para vrasjes së vajsës, kjo për shkak të dosjeve të trasha që i kishin në polici.

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj, ka thënë se në rastin e 18-vjeçares kemi të bëjmë me politraumë.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, ishte shprehur Balaj.

Shpërndaje në: