Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 23 vite burg për Ilir Beqarjan, si një nga personat e përfshirë në ekzekutimin e Gentian Bejtjes.
Ilir Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi apo Mançellari, ka pasur rolin e ndihmësit në ngjarje, shkruan A2 CNN, trasnemton Periskopi
Prokuroria kërkon fajësinë e tij për “vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”



