Vrasja e Gjyljeta Ukelles, fillon marshi protestues në Pejë

Vrasja e Gjyljeta Ukelles, fillon marshi protestues në Pejë

Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë pas ngjarjes së rëndë tragjike që ndodhi dje ku u vra Gjylejta Ukella, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar për sot një marsh paqësor protestues me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Marshi që ka filluar nga ora 11:00 nga qendra e qytetit të Pejës vazhdon tek objektet e policisë, gjykatës themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Edhe një herë, bëhet thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore.

Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’-thuhet nga organizatori. Marshit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale. /Njeshi/ Telegrafi/

Shpërndaje në: