Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vite burg autori Mario Përlleshaj

Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vite burg autori Mario Përlleshaj

Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin duke dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së Martin Canit. Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi që autori Mario Përlleshaj të dënohet me 16 vite burg.

Ai u shpall fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit dhe fajtor per vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentative ndaj Luis Meçes, raporton lapsi.al.

Perlleshaj u dënua me 12 vite per vrasjen e Martinit dhe 10 vite per tentativen e vrasjes se Luisit por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie./Periskopi/

Shpërndaje në: