“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, Prokuroria kërkon paraburgim prej një muaji ndaj pesë policëve

“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, Prokuroria kërkon paraburgim prej një muaji ndaj pesë policëve

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve policorë”, tkështu ka deklaruar për Periskopin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

Pesë zyrtarët policor janë të dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” në rastin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që humbi jetën pas arrestimit.

“Kërkesa për masën e sigurisë ndaj pesë zyrtarëve të dyshuar policorë është përpiluar nga Prokurori I Shtetit. Mundemi me konfirmu se Prokurori i shtetit ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”,u shpreh Shala.

Vrasja e 27 vjeçarit në Lipjan, Osmani: Zyrtarët që mund ta kenë shkelur ligjin të vihen para drejtësië pa vonesë

Nesër mbahet seanca dëgjimore për pesë policët e dyshuar në rastin e 27-vjeçarit nga Lipjani

 

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Ende nuk e kemi hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit, po bëjmë përpjekje maksimale

Shpërndaje në: