Vrima e Zezë po lëkundet e sillet në formë të papritur – thonë shkencëtarët

Vrima e Zezë po lëkundet e sillet në formë të papritur – thonë shkencëtarët

Një vrimë e zezë që ndodhet 55 milionë vite dritë jashtë po lëkundet dhe po sillet në mënyra të papritura, kanë thënë shkencëtarët.

Objekti i njohur si M87* i është nënshtruar ndryshimeve të vazhdueshme me kalimin e kohës, kanë gjetur astronomët në një hulumtim të detajuar.

Galaksia e quajtur M87 u bë e famshme vitin e kaluar, kur vrima e zezë në qendër të saj u bë e para ndonjëherë që shfaqej në një imazh të kapur nga njerëzimi, shkruan Independent, përkthen Peirskopi.

Ai imazh ndihmoi në zbulimin e natyrës së vrimës së zezë dhe në unazën e plazmave të nxehta që e rrethonin – por duket se nuk ka ofruar një tablo të qartë.

Ato imazhe e kapnin vrimën e zezë përmes hijeve të vrimës së zezë gjatë një periudhe të kufizuar kohore: një dritare veç një javore.

Shkencëtarët u habitën kur zbuluan që megjithëse ekzistenca dhe diametri i unazës rrinte konstant, megjithatë lëkundej me kalimin e kohës. /Periskopi

Shpërndaje në: