Vritet berberi i Cristiano Ronaldos
Një berber është goditur për vdekje me thikë në një hotel të Zvicrës, shkruan Periskopi.
Ricardo Ferreira u gjet i vdekur në një shtrat të hotelit në Zurich nga pastruesja.
Sipas mediave portugeze viktima ka qenë berberi personal i Cristiano Ronaldos.
Për vrasjen e tij është arrestuar një 38 vjeçar. I arrestuari është me kombësi braziliane.
Arma e krimit nuk është gjetur në vendin e krimit, kurse motivet e vrasjes ende nuk dihen.
Më poshtë e keni një fotografi të berberit me yllin portugez: /Periskopi/




