Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

Është vrarë një grua në Pejë, sot. Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.

Shpërndaje në: