Vuçiq: Kosova e prishi Marrëveshjen e Uashingtonit

Periskopi.com Lajme

Kosova ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo, për Aleksandër Vuçiqin, nënkupton se Kosova prishi Marrëveshjen e Uashingtonit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është prishur marrëveshja e Washingtonit pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të enjten, raportoi Danas.

Disa minuta pasi Qeveria e miratoi në parim nismën për anëtarësim, Vuçiqi iu drejtuar mediave duke iu thënë se “e prishën” marrëveshjen referuar Kosovës.

Vuçiq ka paralajmëruar se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë të premten. Ai të mërkurën tha se për Kosovës do të kishte “përgjigje serioze” në rast se aplikon.

Anëtari i partisë së tij SNS, Vladimir Gjukanoviq, të enjten tha se e sheh reale mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.