Vuçiq mohon se ka takim të caktuar me Kurtin: Ai ik nga takimet

Vuçiq mohon se ka takim të caktuar me Kurtin: Ai ik nga takimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mohuar se është caktuar takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Ai në një konferencë për media ka thënë se asnjë takim me Kurtin nuk është paracaktuar.

“Nuk është e vërtetë. Askush s’më ka pyetur mua. Nuk iki nga takimet, zakonisht ai(Kurti) ikën. Nuk iki unë nga takimet”, ka thënë ai.

Ndryshe, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se ka tentime nga BE që një takim Kurti – Vuçiq të zhvillohet para pushimeve të verës.

Shpërndaje në: