Vuçiq: Të enjten në takim me Kurtin, do ta kërkoj Zajendicën

Vuçiq: Të enjten në takim me Kurtin, do ta kërkoj Zajendicën

Kryeministri Albin Kurti takon Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, të enjten e 18 gushtit. Vuçiqi ka folur se çka do të kërkojë atje dhe ndër më kryesoret është Zajednica.

“Kjo është mënyra më e mirë”, thotë Aleksandër Vuçiqi në përgjigjen lidhur me thirrjet perëndimore që Beogradi dhe Prishtina ta ulin retorikën tensionuese mes vete.

Ai ka folur sot edhe për takimin e së enjtes, me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

“Ne do të shkojmë në Bruksel në përpjekje për t’i shërbyer paqes, ky është qëllimi jonë i vetëm. Ne vetëm duam të sigurohemi që do të respektohen rregullat ndërkombëtare, normat ligjore ndërkombëtare, dokumentet valide të nënshkruara dhe rezolutat, duke filluar nga ajo 1244 si dhe Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Vuçiqi, shkruan B92, përkthen Periskopi.

Vuçiqi ka thënë se pret ta takojë edhe shefin e NATO-s Jens Stoltenberg si dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin P., z.Gabriel Escobar, me të cilët, tha se ‘pret ta diskutojë Zajednicën por jo ta dëgjojë tregimin se si duhet të jetë në dakordim me institucionet e Kosovës.

“Për aq sa vërej, ata nuk janë shumë të interesuar për Kushtetutën e Serbisë, atëherë pse ne duhet të jemi të interesuar për (siç shprehet Vuçiqi) “të ashtuquajturën Kushtetutë të tyre”. Kur është puna te targat, situate është e qartë. Ata mund t’i heqin me forcë, por le të mos presin nga Serbia që t’ju ndihmojë në rrugë juridike derisa po veproni kështu ndaj popullit serb. Ata luajnë si fëmijë dhe nuk dijnë asgjë për shtetin. Ne do të diskutojmë gjithçka, do t’i ngrisim çështjet tona dhe se a do të ketë diçka a po jo, presim ta shohim në dy ditët e ardhshme”, ka thënë Vuçiqi./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: