Vuçiq viziton Kosovën, kritikon Isa Mustafën

Vuçiq viziton Kosovën, kritikon Isa Mustafën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje, kurse për momentin ndodhet në Leposaviq.

Vuçiq do t’u drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera, transmeton KP.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka thënë mediave serbe se Vuçiq do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.

“Është një mbështetje e madhe për njerëzit atje që jetojnë në kohë të vështira” ka thënë Gjuriç.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Vuçiq do të vijë në Kosovë me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kurse, në kohën kur po pritet të ndodhë kjo vizitë, në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe ‘billboarda’, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.

Vuçiq edhe disa javë më herët kishte paralajmëruar ardhjen në Kosovë, por ishte anuluar në momentet e fundit.

Shpërndaje në: