Vushtrriasja, zë vendin e dytë në botë në Olimpiadën “ GENIUS 2017” në SHBA (FOTO)

Vushtrriasja, zë vendin e dytë në botë në Olimpiadën “ GENIUS 2017” në SHBA (FOTO)

Kaltrina Hyseni nga Vushtrria ,është njëra nga shtatë nxënëset e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilat përfaqësuan Republikën e Kosovës dhe u kurorëzua me çmimin e dytë  në Olimpiadën Ndërkombëtare “ GENIUS- 2017”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.

Në saje të rezultateve të vlerësuara nga kjo garë nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi njëkohësisht kanë fituar edhe bursat nga Osëego State University of Neë York. Shkencëtarja e re vushtrriase ka fituar Medalje argjendi dhe bursë 48 000 dollarë për 4 vite të drejtën e shkollimit në State University of Neë York.

Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin mbi 3500 projekte shkencore nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1250 nga projekte finalistë.

Me 136 shtete nga gjithë bota dhe mbi 1250 projekte të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin medaljen e argjentë në Garën ndërkombëtare: “ GENIUS- 2017”.

Kjo olimpiadë organizohet në Osëego-Neë York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht moshës fare të re, ato kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projekteve inovative.

 

Shpërndaje në: