VV propozoi tre emra për KQZ, Cakolli: Duket përpjekje për të penguar funksionalizimin

VV propozoi tre emra për KQZ, Cakolli: Duket përpjekje për të penguar funksionalizimin

Eugen Cakolli nga KDI ka vlerësuar se propozimi i tre kandidatëve nga Lëvizja Vetëendosje për përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është debat koti dhe rikthen çështjen që është sqaruar prej shumë kohësh.

Cakolli përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka treguar se çfarë modeli aplikon Kosova në KQZ’së.

“Propozimi i tre kandidatëve nga LVV për përbërjen e KQZ-së e rikthen kot së koti në debat një çështje që është e sqaruar prej kohësh, si në nivel kushtetues ashtu edhe në praktikë. Për më keq, kjo duket si përpjekje për të penguar funksionalizimin e plotë, apo për të krijuar bazë për kontestim të përbërjes së re të KQZ-së – pikërisht në prag të një mundësie reale për zgjedhje të reja”.

“Tash, sa i përket përbërjes së KQZ-së, modeli që aplikon Kosova është strikt, e jo proporcional, që nënkupton se grupet parlamentare me të drejtë përfaqësimi propozojnë nga një anëtar, pavarësisht fuqisë politike apo numrit të deputetëve. Edhe në situata kur numri i grupeve parlamentare është më i vogël, nuk kalohet në ndarje proporcionale, sepse formula mbetet e njëjtë dhe duhet të zbatohet në mënyrë konsistente. Ky model gjithëpërfshirës është ndërtuar pikërisht për të garantuar që asnjë shumicë, pavarësisht rezultatit zgjedhor, të mos ketë kontroll mbi një institucion që duhet të mbetet i paanshëm”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.

Sipas tij, kjo çështje është trajtuar edhe më herët nga Gjykata Kushtetuese, në të paktën dy raste për situata shumë të ngjashme, ku është konfirmuar zbatimi i modelit strikt të përfaqësimit në përbërjen e KQZ-së.

“Madje, rasti i vitit 2021 është veçanërisht ilustrues, kur LVV kishte mbi 50% të votave, por kishte të drejtë propozimi vetëm për dy anëtarë. Edhe në kontekstin aktual, ndarja është e qartë: LVV duhet t’i ketë dy anëtarë, PDK-ja gjithashtu dy, ndërsa LDK dhe AAK nga një anëtar”, ka sqaruar tutje Cakolli.

Cakolli ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të kërkoj nga LVV t’i propozoj dy kandidatë për anëtarë të KQZ’së.

Prandaj, është e rëndësishme që Presidentja Vjosa Osmani, në ditët e mbetura të mandatit të saj, të mos lejojë hapësirë për paqartësi apo devijime nga kjo kornizë. Ajo duhet ose të kërkojë nga LVV të propozojë dy kandidatë në përputhje me formulën ligjore, ose të procedojë me emërimin e dy prej tre emrave të propozuar, sipas diskrecionit që i’a njeh ligji.

Postimi i plotë:

Propozimi i tre kandidatëve nga LVV për përbërjen e KQZ-së e rikthen kot së koti në debat një çështje që është e sqaruar prej kohësh, si në nivel kushtetues ashtu edhe në praktikë. Për më keq, kjo duket si përpjekje për të penguar funksionalizimin e plotë, apo për të krijuar bazë për kontestim të përbërjes së re të KQZ-së – pikërisht në prag të një mundësie reale për zgjedhje të reja.

Tash, sa i përket përbërjes së KQZ-së, modeli që aplikon Kosova është strikt, e jo proporcional, që nënkupton se grupet parlamentare me të drejtë përfaqësimi propozojnë nga një anëtar, pavarësisht fuqisë politike apo numrit të deputetëve. Edhe në situata kur numri i grupeve parlamentare është më i vogël, nuk kalohet në ndarje proporcionale, sepse formula mbetet e njëjtë dhe duhet të zbatohet në mënyrë konsistente.

Ky model gjithëpërfshirës është ndërtuar pikërisht për të garantuar që asnjë shumicë, pavarësisht rezultatit zgjedhor, të mos ketë kontroll mbi një institucion që duhet të mbetet i paanshëm.

Kjo çështje është trajtuar edhe më herët nga Gjykata Kushtetuese, në të paktën dy raste për situata shumë të ngjashme, ku është konfirmuar zbatimi i modelit strikt të përfaqësimit në përbërjen e KQZ-së. Madje, rasti i vitit 2021 është veçanërisht ilustrues, kur LVV kishte mbi 50% të votave, por kishte të drejtë propozimi vetëm për dy anëtarë. Edhe në kontekstin aktual, ndarja është e qartë: LVV duhet t’i ketë dy anëtarë, PDK-ja gjithashtu dy, ndërsa LDK dhe AAK nga një anëtar

Prandaj, është e rëndësishme që Presidentja Vjosa Osmani, në ditët e mbetura të mandatit të saj, të mos lejojë hapësirë për paqartësi apo devijime nga kjo kornizë. Ajo duhet ose të kërkojë nga LVV të propozojë dy kandidatë në përputhje me formulën ligjore, ose të procedojë me emërimin e dy prej tre emrave të propozuar, sipas diskrecionit që i’a njeh ligji.

 

Periskopi gjatë ditës së mërkurë kishte raportuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dorëzuar te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, propozimet për anëtarë të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Periskopi ka mësuar  emrat e ri të propozuar për anëtarë të KQZ’së.

Sipas burimeve nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi, Violeta Salihu dhe Njazi Isaku – janë emrat e propozuar nga kjo parti për përbërjen e re të KQZ-së.

Partia e dytë në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka propozuar dy emra për përfaqësues në KQZ. Nga PDK kanë treguar se Rashit Qalaj dhe Ilir Gashi janë propozimet e tyre.

Dy partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë propozuar emrat e njejtë, nga mandati i kaluar: Sami Hamitin dhe Muharrem Nitajn.

Këta janë emrat e propozuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK për anëtarë të KQZ-së

Shpërndaje në: