VV s’heqë dorë: Albulena Haxhiu sërish të hënën kandidate për kryetare të Kuvendit
Ilir Kërçeli, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk do të ndryshojë propozimi i LVV-së që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares së legjislaturës së nëntë, edhe pasi ky propozim dështoi dy herë të marrë mbështetjen e nevojshme.
Në një deklaratë të dhënë ai tha se “ne e kemi vendosur emrin”, transmeton Periskopi.
“AAK-ja s’është fituese që të përcaktojë kush të bëhet kryeparlamentar”, tha Kërçeli, pasi AAK-ja tha se do të votonte pro dy deputeteve të LVV-së, Shqipe Selimit dhe Saranda Bogujevcit, për postin e kryeparlamentares.



