VV thotë se ata nuk e gjuajtën sot Avdullah Hotin me vezë

VV thotë se ata nuk e gjuajtën sot Avdullah Hotin me vezë

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka sqaruar se sulmi i sotëm me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti s’ka të bëjë me aktivistë të partisë së tij, transmeton Periskopi.

‘’Nderlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti eshte tendence dashakeqe qe per qellim ka futjen e pykes per koalicionin e shpreses. Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anen tjeter mirefilli dihen qasjet tona karshi takses dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgje te paqarte ketu’’, ka shkruar ai në Facebook.

Hoti sot u sulmua me vezë në afërsi të ndërtesës së Qeverisë. LDK dhe zyrtarë të saj dënuan këtë akt./PERISKOPI/

Shpërndaje në: