VV’ja e propozon Sokol Havollin e LDK për Kryesues të Kuvendit, ky i fundit e refuzon: S’pranoj, e kanë inatin që janë mbetë mbrapa
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka propozuar për Kryesues të Kuvendit, Sokol Havollin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Periskopi.
Këtij propozimi iu kundërpërgjigj menjëherë vet Havolli, duke e refuzuar propozimin e tyre, i cili deklaroi se “kush me dit cka me më propozu Vetëvendosja, nuk e pranoj”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën u betua para asambleistëve të rinj në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal.
Në ceremoninë solemne, Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me ligjin.



