Wilshere te Crystal Palace
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është pranë kalimit te Crystal Palace në formë huazimi, shkruajnë mediat evropiane.
Daily Mirror raporton se ‘topçinjtë’ kanë marrë plotë 22 oferta për anglezin, i cili është përballur me shumë lëndime në sezonet e fundit.
Besohet se lojtari do të kalojë te Crystal, skuadër kjo e cila është përforcuar mjaft shumë në këtë afat kalimtar me lojtarët si Christian Benteke dhe Loic Remy. /Periskopi.com



