Xabi Alonso: Arritje historike, por duam Kupën dhe Europa League

Xabi Alonso: Arritje historike, por duam Kupën dhe Europa League

Trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të ndeshjes të së dielës, aty ku skuadra e tij fitoi edhe titullin e Bundesliga, foli për këtë sukses madhështor.

“Është gëzim jo vetëm për klubin, por edhe për tifozët dhe ekipin. Mbaj mend trajnerë si Christoph Daum, Klaus Toppmoller, ata ishin në këtë klub dhe unë dua ta ndaj këtë trofe me ta. Kjo është historike dhe duhet ta shijojmë. Jam i lumtur sepse kemi arritur të jemi pjesë e kësaj.Kur e kuptuam që titulli ishte pranë? Vonë, ndoshta para Hoffenheim. Sigurisht që donim të fitonim, por nuk po flisnim për kampionatin. Ky ishte objektivi ynë i madh. Ne kishim mjaft arsye për të menduar se mund të fitonim. Çdo titull si lojtar ishte i veçantë. Tani në fazën e re edhe si trajner. Të jesh pjesë e historisë së Leverkusen dhe të fitosh Bundesliga e parë është një ndjenjë shumë e veçantë. Jo vetëm për shkak të rezultatit, por edhe për mënyrën se si e arritëm atë. Tani le ta festojmë, sepse e merituam.
Tani ne duam më shumë se kaq, duam Kupën dhe Europa League”, është shprehur Xabi Alonso.

Shpërndaje në: