Xavi: Jam i befasuar me talentin e skuadrës, synojmë fitoren nesër

Xavi: Jam i befasuar me talentin e skuadrës, synojmë fitoren nesër

Xavi Hernandez ka mbajtur sot konferencën për shtyp, para ndeshjes së Barcelonës në kuadër të La Liga.

Ish lojtari i Barcelonës, tashmë në pozitën e trajnerit, ka thënë se objektivi i vetëm i skuadrës për ndeshjen e nesërme është fitorja.

Po ashtu, ai ka vlerësuar lart efortin e talenteve të skuadrës, duke thënë se edhe entuziazmi është në nivel të duhur.

“Isha i befasuar me talentin e skuadrës. Vijmë nga aty ku vijmë, dhe talenti tregon. Intensiteti, ritmi dhe dëshira për të bërë mirë më ka befasuar po ashtu. Shoh shumë entuziazëm”, ka thënë Xavi, transmeton Periskopi.

Ne nuk jemi në pozitën më të mirë, por objektivi është të fitojmë nesër, të fitojmë të martën dhe të ngritemi në tabelë” shtoi spanjolli.

Xavi Hernandez do ta drejtojë Barcelonën për herë të parë si trajner këtë vikend. /Periskopi/

Shpërndaje në: