Xhaferi: Bllokada nuk është çështje numrash

Xhaferi: Bllokada nuk është çështje numrash

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka komentuar krizën institucionale në vend. Ai theksoi se problemi nuk qëndron te mungesa e numrave në Kuvend, por te një mendësi politike përjashtuese e instaluar nga udhëheqja aktuale, e cila, sipas tij, “nuk njeh gjuhën e bashkëpunimit, por të përçarjes”.

“Nuk kemi mungesë numrash, por mungesë vullneti për bashkëpunim. Kemi një qasje autoritare ku një parti imponon rendin e ditës dhe shpërfill institucionet kushtetuese”, deklaroi Xhaferi. Ai shtoi se LDK i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar ligjshmërinë e këtij veprimi.

Deputeti potencoi se vendimi i Gjykatës është kyç për të dalë nga ngërçi politik. “Jemi në një situatë ku 30-ditëshi ka kaluar dhe tashmë po ndihen pasojat. Nëse vendi shkon në zgjedhje për shkak të mosrespektimit të afatit kushtetues, atëherë krijohet një precedent i rrezikshëm,” paralajmëroi ai, në RTK, transmeton Periskopi.

Sipas Xhaferit, vendi mund të futet në një cikël të pafund zgjedhjesh pa arritur një zgjidhje reale, nëse nuk ndryshohet qasja politike. “Nëse shkojmë në zgjedhje me këtë format, do të kemi prapë bllokadë. Do të shpenzohen miliona euro pa e zgjidhur problemin politik”, tha Xhaferi.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim ndërpartiak, duke theksuar se votimi i hapur nuk përjashton zgjidhjen, pasi ka vullnet edhe nga parti të tjera për të tejkaluar situatën. “Nëse një kandidat nuk kalon, mund të kalojë një tjetër. Rëndësi ka të ketë vullnet politik për të ecur përpara dhe për ta rikthyer funksionalitetin e institucioneve”, tha ai.

Xhaferi bëri apel që institucionet dhe partitë të mos lejojnë që vendi të vazhdojë në këtë gjendje të bllokuar pafundësisht. “Duhet të vendoset një afat kohor për zgjidhje. Kosova nuk mund të ecë përpara me bllokadë të përhershme institucionale”, shtoi ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
The Guardian vlerëson Muriqin, e sheh si lojtarin e vitit në La Liga

Vedat Muriqi po kalon sezonin e tij më të mirë në La Liga. Goli i…

40 minuta pa kontakt: Momenti më kritik i misionit Artemis

NASA do të humbasë kontaktin me astronautët për rreth 40 minuta, ndërsa anija e tyre…

LDK-ja nesër dorëzon dëshmitë në polici për njehsorët elektrikë

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’u drejtohet organeve të sigurisë e hetuesisë lidhur me dyshimet…

Haradinaj: Kurti nuk e ka pasur prioritet zgjedhjen e presidentit, po përfundojmë në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin…

Supremja liron burrin që u dënua për dhunën brutale deri në vdekje të bashkëshortes

Ndonëse Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e konfirmoi dënimin prej 15 vitesh ndaj Ilir…

Irani refuzon armëpushimin 45-ditor, Khamenei: Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë tonë

Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar pas refuzimit nga Teherani të propozimit për…

IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

Sëmundjet kronike jo-ngjitëse sikurse hipertensioni dhe diabeti, po prekin gjithnjë më shumë njerëz në Kosovë.…

VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me protestën e studentëve, duke e konsideruar atë pasojë të…