Xhaka për Shaqirin: Vëlla ta përsëritim atë që bëmë kundër Serbisë!(Foto)
Zvicra sonte luan me Kosta Rikën, ndërsa Granit Xhaka ka postuar një foto me Xherdan Shaqirin në Instagram
Zvicra luan ndeshjen e fundit të fazës së grupeve sonte me fillim nga ora 20:00, ku do të takohet me Kosta Rikën, e cila tashmë është eliminuar nga Kupa e Botës, shkruan Periskopi.
Granit Xhaka ka postuar një foto me Shaqirin, ku i referohet atij si vëlla.
“Le ta bëjmë përsëri vëlla” ka thënë Xhaka në foton e postuar në Instagram. /Periskopi/




