Xhaka përplaset fizikisht me futbollistin serb, i tregon se ka gjak shqiptari (FOTO)

Xhaka përplaset fizikisht me futbollistin serb, i tregon se ka gjak shqiptari (FOTO)

Pas befasisë në ndeshjen e parë ku u mposht me rezultat minimal, Arsenali ka shënuar fitore 3-0 kundër Bate Borisov dhe ka kaluar në raundin e 16 më të mirave në Europa Ligë.

Granit Xhaka shkëlqeu në këtë ndeshje, pasi dha dy asiste në dy golat e vetëm të ‘Topçinjëve’ sepse një u shënua nga skuadra mysafire.

Fundi i ndeshjes ishte tensionues, kur sulmuesi i mysafirëve Bojan Dubajic bëri një ndërhyrje ndaj Nacho Monreal, shkruan Periskopi.

Për këtë reagoi lojtari më i mirë i kësaj ndeshje Xhaka, i cili u kacafyt fizikisht me Dubajic, i cili ka prejardhje serbe.

Ndoshta edhe kjo e shtyu mesfushorin e Arsenalit të përballej fizikisht me të. /Periskopi/

Image may contain: one or more people and people playing sport

Shpërndaje në: