Xhaka pretendent për golin e vitit me Arsenalin (Video)

Xhaka pretendent për golin e vitit me Arsenalin (Video)

Por, formacioni i trajnerit Arsene Wenger ka hapur një sondazh mes tifozëve në internet, për të zgjedhur golin me më tepër klas, e mes 5 aksioneve emocionuese është edhe ai i kosovarit Granit Xhaka.

Futbollisti që militon me kombëtaren zvicerane është një nga 5 lojtarët me golin më të mirë të sezonit. Rrjeta e Xhakës ndaj Hull City është renditur mes shumë golave të tjerë të bukur, e nuk është çudi që në fund të këtij muaji të fitojë votën e publikut, transmeton tch.

Një tjetër episod emocionues tek Arsenali është goli i Mesut Ozil ndaj Ludogoretsit, një kryevepër teknike dhe koordinimi, që la përshtypje në Champions League. Gola të tjerë janë ata të shënuar nga Ramsey, Alexis Sanchez dhe Koscielny.

https://www.youtube.com/watch?v=wvrxXq8yvS0

Shpërndaje në: