Xharra ironizon me Qeverinë Kurti pas skandalit me mos-ftesën e Kosovës nga Amerika në Samit

Xharra ironizon me Qeverinë Kurti pas skandalit me mos-ftesën e Kosovës nga Amerika në Samit

Gazetarja e mirënjohur kosovare me emrin Arbana dhe mbiemrin Xharra ka reaguar pas mos-ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë që po shihet si një goditje e rëndë për Qeverinë Kurti.

Ajo e ka quajtur lajmin si “shumë shqetësues” derisa ka thënë se “Në Kosovë asnjëherë nuk ka pasë më shumë disponim për injorim të Amerikës”.

Xharra ka ironizuar me vetëlavdërimet e Qeverisë Kurti për punën e saj, duke thënë si vijon:

“Tash meqë është “rregulluar jeta në Kosovë, ka më shumë investime, burgjet janë mbushur me hajna, dhunuesit e grave dhe çikave marrin dënimin e merituar, vizat janë hequr nga BE-ja, pagat janë rritë, standardi i jetës është dukshëm më i lartë, shkollat dhe spitalet asnjëherë më mirë s’kanë qenë, demokracia në kulm, s’ka rëndësi qysh i kemi punët me Amerikën!”

Xharra është një gazetare me përvojë dhe opinioniste e zëshme.

Njoftimi i plotë:

Nje vend si Kosova qe eshte konsideruar edhe prej armiqve tane si aleat i forte i Amerikes, nuk ftohet ne Samitin e Demokracive organizuar nga presidenti Biden. Mosperfshirja e vendit tone ne kete samit te ftuar nga Shtepia e Bardhe eshte shqetesuese. Fatkeqesisht ne skenen politike ne Kosove asnjehere nuk ka pase me shume disponim per injorim te Amerikes. Tash me qe eshte “rregulluar jeta ne Kosove, ka me shume investime, burgjet jane mbushur me hajna, dhunuesit e grave dhe çikave marrin denimin e merituar, vizat jane hequr nga BE-ja, pagat jane rrite, standardi i jetes eshte dukshem me i larte, shkollat dhe spitalet asnjehere me mire s’kane qene, demokracia ne kulm, s’ka rendesi qysh i kemi punet me Ameriken!”

Shpërndaje në: