“Xhelal çfarë ka ndodhur” – Gërvalla tregon momentin kur mori telefonatën nga Sveçla për sulmin në veri

“Xhelal çfarë ka ndodhur” – Gërvalla tregon momentin kur mori telefonatën nga Sveçla për sulmin në veri

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar momentin kur ka mësuar sulmin në veri të Kosovës.

Gërvalla tha se ditën kur ndodhi ngjarja ndodhej në New York dhe është informuar mbi situatën nga Ministri Sveçla.

Zyrtarja e Kosovës tha se janë përqendruar në aktivizimin e politikës së jashtme me qëllim që të informojmë botën me ngjarjen e vërtetë.

“Natën që nisi agresioni kam qenë në New York dhe më ka telefonuar ministri Xhelal Sveçla, më tregoi ngjarjen dhe më ka rrëshqitur gjaku te thembrat. Pasi më tha na kanë sulmuar i thashë çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe më tha që një polic ka vdekur në krye të detyrës. Na e ka marrë mendja që do të vinin rrethana të vështira. Nuk do ja uroja këtë situatë asnjë personi që merret me politikë, përgjegjësia është shumë e madhe”, tha Gërvalla në TCH.

“Unë qëllova larg megjithatë teknologjia na e bën të mundur në mbetemi në kontakt. Jemi përqendruar në një fushë krejt tjetër në aktivizimin e politikës së jashtme me qëllim që ta informojmë botën me ngjarjen e vërtetë”.

Shpërndaje në: