Xherdan Shaqiri uron shqiptarët për 28 nëntor me foton e veçantë
![Xherdan Shaqiri uron shqiptarët për 28 nëntor me foton e veçantë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/11/Xherdan-Shaqiri-uron-shqiptaret-per-28-nentor-me-foton-e-vecante-insajderi.org_.jpg)
Ylli i futbollit Xherdan Shaqiri e ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Futbollisti i Chikago Fire dhe Përfaqësueses së Zvicrës e ka uruar festën e Pavarësisë përmes një postimi në “Insta-Story”.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Shaqiri e ka përshkruar foton: “Urime 111 vjetorin”.
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2023/11/IMG_7533-1.jpeg)