Xhevdet Qeriqi pyet Besnik Bislimin: Ku gjenden ato arkiva të UÇK’së

Xhevdet Qeriqi pyet Besnik Bislimin: Ku gjenden ato arkiva të UÇK’së

Xhevdet Qeriqi ka një pyetje për Besnik Bislimin lidhur me “arkivat” e UÇK’së

Zëvendëskryeministri Bislimi është kritikuar për deklaratën e tij se do të hapen arkivat e UÇK-së.

Ky vërtetim, është dokumenti i vetëm i shkruar, që dëshmon se Xhevdet Qeriqi, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njëjtë si ky, edhe pjesëtarët e tjerë, identifikohen në këtë formë.

Kujtime të tjera të shkruara nga periudha e luftës nuk kanë, pasi që thonë se atëbotë ishte e pamundur të komunikohej në formë të shkruar.

Kësisoj Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, thotë se UÇK-ja nuk kishte arkiv.

Kryetari i Delegacionit për bisedime për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë-Serbi, Andin Hoti ka vizituar OVL-UÇK-në pas debatit të arkivave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se UÇK-ja është themel i palëkundur i Republikës.

Mirëpo, nga këto organizata, nuk përjashtojnë mundësinë e protestimit, pas zhvillimeve të fundit.

Lirak Çelaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, po shprehet se deklarata e Bislimit, mund të dëmtojë ish-krerët e ushtrisë, në Hagë.

Edhe Rrustem Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ishte pjesë e UÇK-së, thotë se zëvendëskryeministri Bislimi do të duhej të informohej për këto çështje paraprakisht.

Se UÇK-ja nuk ka pasur arkiv, e thotë edhe Ligjeruesi dhe studiuesi i medias dhe konfliktit, Abit Hoxha.

Sipas tij, me këto zhvillime, Kosova është dëmtuar.

Një ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se në dialogun me Serbinë është gjetur pajtimi që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë ato për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje në: