Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq fiton të bronztën në Kampionatin Evropian

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq fiton të bronztën në Kampionatin Evropian

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior, që po mbahet në Luksemburg, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në luftën për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje, transmeton Periskopi.

Fatjona Kasapi u ndalë në luftën e parë, kategoria -57 kg.

Urime Erzës dhe Federës së Xhudos së Kosovës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: