Ylli danez befason tifozin kosovar të Chelseat për ditëlindje (Video)

Ylli danez befason tifozin kosovar të Chelseat për ditëlindje (Video)

Danimarka do të luajë kundër Kosovës nesër mbrëma me fillim nga ora 19:00 në stadiumin Fadil Vokrri, derisa sot Andreas Christensen befasoi një tifoz kosovar të Chelseat duke ia nënshkruar atij fanellën e klubit londinez

Yjet e Danimarkës zbarkuan në stadiumin Fadil Vokrri për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Kosovën, raporton Periskopi.

Futbollistët si Christian Eriksen, Andreas Christensen, Lasse Schone, Kasper Schmeichel e Kasper Dolberg ishin të prezent në stërvitjen e Danimarkës.

Një tifoz kosovar i Chelseat, që sot feston ditëlindjen mori dhuratën më të mirë të mundshme.

Andreas Christensen ia nënshkroi fanellën e Chelseat tifozit kosovar, i cili nuk hezitoi që t’i tregonte atij së është një tifoz i klubit londinez.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni yllin e Chelseat, duke nënshkruar fanellën e tifozit kosovar. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: