Ylli portugez i thotë lamtumirë Real Madridit
Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao, i është bashkuar Sportingut si huazim.
29 vjeçari që dikur luante për Benfican, është bashkuar me rivalin më të madh të kësaj skuadre.
Coentrao ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon me Realin.
Ai ka postuar një foto nga stadiumi Jose Alvalade.
“Sumë i lumtur për mundësinë që do të kem të luaj për këtë klub”.
Edhe Reali e ka konfirmuar huazimin e tij.
“Real Madrid C.F. dhe Sporting Clube de Portugal kanë arritur marrëveshje për huazimin e Fabio Coentraos deri më 30 qershor të 2018”.
Coentrao kishte ardhur te Real Madridi për 30 milionë euro.