Ylli serb i Man United kujton bombardimet e NATO-s: ”Kurrë mos e harroni 1999-en”

Ylli serb i Man United kujton bombardimet e NATO-s: ”Kurrë mos e harroni 1999-en”

Futbollisti serb i Manchester United, Nemanja Matic, ka kujtuar kohën e bombardimeve të NATO-s 20 vjet më parë.

Ish anëtari i Chelseat ka postuar disa fotografi në rrjetin e tij social, Instagram, në të cilat shihen pamje nga bombardimet e NATO-s, bombardime të cilat zgjatën 78 ditë.

“Never forget 1999”, ka shkruar ai.

Serbia vlerëson se të paktën 2,500 njerëz vdiqën dhe 12,500 të tjerë u plagosën gjatë fushatës ushtarake 78 ditore të NATO-s, të filluar më 24 mars 1999.

Shpërndaje në: