Ymeri ngre dyshime: Çfarë kuptimi ka kjo, të kërkosh para për import tek populli përderisa eksporti është më i lartë

Ymeri ngre dyshime: Çfarë kuptimi ka kjo, të kërkosh para për import tek populli përderisa eksporti është më i lartë

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri nga LDK, ka shtruar disa pyetje të rëndësishme në lidhje me energjinë, importin dhe eksportin.

Ajo ka shfaqur anomalitë e raportit import-eksport si dhe kërkesën për rritje të çmimit të rrymës, raporton Periskopi.

Postimi i plotë:

Viti 2024, kur edhe u rritën faturat:

Importi i rrymës: 142 Milionë

Eksporti i rrymës 150 Milionë

Ajo çfarë ndodhi ishte edhe ZRRE e aprovoj:

Është importuar më shumë, duhet të paguahet.

Ndërsa eksporti kishte vlerë më të madhe parash (Dogana e Kosovës), dhe kjo shumë nuk ishte në përfitim tonin.

Çfarë kuptimi ka kjo, të kërkosh para për import tek populli përderisa eksporti është më i lartë.

Më e rëndësishmja, nga ku është marr kjo rrymë?

Apo u shit rryma jonë?!

Shpërndaje në: