Zafir Berisha: Albin Kurti njeri i sëmurë, dëshiron ta fus vendin sërish në zgjedhje

Zafir Berisha: Albin Kurti njeri i sëmurë, dëshiron ta fus vendin sërish në zgjedhje

Zafir Berisha nga Nisma Social Demokrate përgjatë një interviste për Periskopin ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, fitores së Vetëvendosjes  dhe qeverisjes së re të tyre, për dialogun e qeverisjen lokale të kësaj partie në qytetin e Prizrenit.

Berisha e quan të sëmurë Kurtin, ndërkohë është skepetik për ndryshime pozitive prej tij.

Lexojeni intervistën e plotë:

Periskopi: Shpallja e rezultateve përfundimtare nga KQZ dhe fitorja e Vetëvendosjes. Si e shihni Albin Kurti në mandatin e qeverisë së re?

Zafir Berisha: Në bazë të deklaratave të djeshme është përcaktuar në Qeveri të pakicës, por kjo për mendimin tim është në vazhdën e ideve të sëmura që ka Albin Kurti për me çu edhe njëherë vendin në zgjedhje. Sepse në kohën kur sistemi demokratik dhe shumë partiak njeh edhe kompromiset, lojërat e demokracisë, duke folur për regjimet e vjetra dhe tenton që me zgjedh presidentin pa kurrëfarë bisedimi me subjektet e tjera politike. Injoranca e këtij njeriu është se ky mendon që ka ende brumë të njerëzve që mundet me ua shpërla trurin dhe me vu në jetë atë mentalitetin primitive stalinist të vetin në Kosovë.

Periskopi: Çështja e dialogut po kërkohet nga ndërkombëtarët që të përfundojë sa më shpejt, ndërkohë që Albin Kurti s’e ka prioritet kryesor. Çfarë mendoni se do të ndodh tutje me këtë proces?

Zafir Berisha: Ky në politikë ka objektiva djallëzore, me logjikën e Shishekut dhe të vendeve që janë të interesuara që Ballkani të jetë i trazuar për llogaritë e tyre politike dhe ekonomike. Unë po mendoj se ky njeri është tepër i dëmshëm për Kosovën, veçanërisht në momentet që gjendet vendi. Nuk ka kapacitete as aftësi me përfaqësu Kosovën dhe duke e ditë që është i paaftë për me vu në pikëpyetje edhe mbështetjen e aleatëve që Kosovën e kanë pru këtu deri ku jemi.

Periskopi: Po deklaratat e tij të fundit për Bashkimin Kombëtar?

Zafir Berisha: Thjesht ai mashtrues ka lindur dhe mashtrues do të përfundojë. Thjesht ajo ka qenë një nga lojërat e tij të poshtra që ka manipulu me masat e gjëra dhe deklarata e tij është dëshmi e qartë se ky është lojëtar i poshtër në zhvillimet politike në vend.

Periskopi: Kurti para disa ditësh deklaroi se synon ndryshimet në Shqipëri. A shihni pretendime të tij për kryeministër të Shqipërisë?

Zafir Berisha: Po pikërisht kështu qëndron sëmundja e tij prej hipokriti kështu që nuk e di sa ia vlen me i komentu akrobacionet politike të një njeriu të sëmurë me dozën e bolshevizmit.

Periskopi: Zotëri Berisha, ju keni shpallur haptas kandidaturën për kryetar të Prizrenit. Në vazhdimësi keni dhënë kritika ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes atje. Cila është gjendja aktuale dhe çfarë do të ndryshojë nëse vini ju në pushtet?

Zafir Berisha: Gjendja është e mjerueshme. Duke mos e njohur këtë sekt të rrezikshëm politik, e kam ndihmuar me ardhë në pushtet dhe pastaj e kam prish koalicionin sepse nuk kam dashur të bëhem pjesë e së keqes dhe krimit të organizuar që është në qeverisjen e  Vetëvendosjes në Prizren. Përndryshe, unë besoj që me mbështetjen e strkturave në rend të parë por edhe të qytetarëve, do të jem në betejën politikë të tetorit për me marrë qytetin e dytë Prizrenin dhe me paralajmëru edhe në nivel Kosove fundin e lojërave të pista që bën ky sekt politik me vendin. Shuma nga premtimet që janë dhënë kanë mbet në letër dhe për këtë janë dëshimtarë qytetarët e Prizrenit kur kemi parasysh që kjo garniturë politike ka qenë qaq e papërgjegjshme saqë edhe djretorët vijnë nga Prishtina me qeverisë në Prizren sepse e kanë injoruar dhe kanë shkuar tej mase qytetin dhe kulturën e Prizrenit.

Periskopi: Nisma nuk ka arritur ta kalojë pragun dhe të jetë pjesë e Kuvendit. Cili do të jetë roli i kësaj partie tash e tutje jashtë Parlamentit?

Zafir Berisha: Ne nuk do të ndalemi. Nisma në disa komuna të Kosovës është në bashkëqeverisje, dhe në gjitha asambletë  e qyteteve ka përfaqësuesit e vetë politik. Natyrisht do të jetë më vështirë, por kauza jonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe për institucionlizimin e kërkesës për gjenocid të Serbisë në Kosovë nuk do të ndalemi. Brenda disa ditësh do të shihen edhe zhvillimet për të cilat unë dyshoj se Albini me sojin e vet është i interesuar të bëjë institucione të qëndrueshme.

Intervistoi: K.Misini

 

 

Shpërndaje në: