Zakharova dezinformon nga Rusia: Kosova nuk është e gatshme për Këshill të Evropës

Zakharova dezinformon nga Rusia: Kosova nuk është e gatshme për Këshill të Evropës

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka dezinformuar se është shkelur e drejta evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se kjo ka ndodhur me votimin e raporti që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Kosova e vetëshpallur nuk është e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Votimi në mbështetje të të ashtuquajturës Kosova është turp për Asamblenë e cila ka konfirmuar përkushtimin e saj për shkeljen e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërshtetërore në Evropë. Duhet theksuar se e vetëshpallura Kosovë është krejtësisht e papërgatitur për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, sepse, sipas statutit, në këtë organizatë pranohen vetëm shtetet e pavarura, e që Kosova nuk është”, tha Zakharova.

Këshilli i Evropës pas pranimit të aplikimit nga Kosova ka dërguar në vend disa juristë eminentë që kanë bërë vlerësimin për funksionimin e demokracisë në Kosovë.

Në raport të tyre thuhet se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim dhe se ka një demokraci funksionale.

Shpërndaje në: