Zbardhet arsyeja që e shtyri rapsodin kosovar ta vrasë gruan, vajzën dhe veten

Zbardhet arsyeja që e shtyri rapsodin kosovar ta vrasë gruan, vajzën dhe veten

Sami Veseli, rapsodi shqiptar i ka dhënë fund jetës së vajzës së tij Shkurtes dhe vetes. Ai ka qëlluar edhe bashkëshorten e tij, por ajo ende ndodhet në komë. Kështu flasin familjarët.

Rapsodi Veseli, pas 30 vitesh martesë ishte ndarë nga bashkëshortja, prej kur edhe kanë filluar mospajtimet në këtë familje.

Ishin edhe vajzat e tij ato që prishën më tutje harmoninë në këtë familje. Martesa e vajzave të tij me qytetarë gjermanë, që ishin të papranushëm për të, sjellin deri tek tragjedia.

Kështu gjatë ditës së sotme, rapsodi Veseli vrau vajzën, e plagosi gruan e tij, dhe në fund veten. Bashkëshortja e tij po lufton për jetë, pas një plumbi që mori në kokë. “Vetëm derisa t’i jeton zemra”, thonë familjarët.

Shpërndaje në: