Zbulohen dy klubet evropiane që refuzuan transferimin e Cristiano Ronaldos

Zbulohen dy klubet evropiane që refuzuan transferimin e Cristiano Ronaldos

Jorge Mendes ia ofroi Cristiano Ronaldon dy klubeve, Man Unitedit dhe PSG por ata thanë ‘JO’

Superylli Portugez iu bashkua dje Juventusit, klub me të cilin nënshkroi kontratë katër-vjeçare ku do të përfitojë 30 milionë euro në vit, shkruan Periskopi.

Sipas Guillem Balague[gazetar spanjoll], Manchester United dhe PSG kishin mundësinë që të nënshkruanin me Ronaldon, por të dy klubet refuzuan.

“Jorge Mendes ia ofroi Cristiano Ronaldon dy klubeve, Man Unitedit dhe PSG por ata thanë ‘JO’,” ka thënë Balague.

Ndryshe, Ronaldo kaloi nëntë vite te Real Madrid para se të kalonte te Juventus për shumën prej 105 milionë euro. /Periskopi/
Image result for ronaldo juventus

Shpërndaje në: