Zbulohen eshtra njeriu në Brekoc të Gjakovës, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Zbulohen eshtra njeriu në Brekoc të Gjakovës, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Sektori për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një operacion ekshumimi në varreza të fshatit Brekoc, Komuna e Gjakovës.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë gërmimeve të kryera më 30 korrik 2025, janë zbuluar eshtra njeriu, që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekoligjor dhe identifikim të mundshëm përmes analizave forenzike.

Autoritetet do të vazhdojnë me hetime për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat e zhdukjes.

“Sektori për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, më 30.07.2025, kanë realizuar ekzekutimin e një urdhërese të gjykatës, për ekshumim në varreza të Brekocit të Gjakovës. Gjatë gërmimeve në vendin e dyshuar, janë hasur eshtra njeriu, me interes forenzik, të cilat dyshohet se i përkasin të paktën një (1) individi, të zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë. Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML, për ekzaminim mjekoligjor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Periskopi/

Shpërndaje në: