Zbulohen eshtrat e “gjigantëve” të vjetër 5 mijë vjet
![Zbulohen eshtrat e “gjigantëve” të vjetër 5 mijë vjet](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2017/07/0-5-8.jpg)
Arkeologët kinezë zbuluan në lindje të vendit eshtra të njerëzve të vjetër 5 mijë vjet, të cilët gjatë kohës sa kanë jetuar ishin “jashtëzakonisht të mëdhenj dhe të fuqishëm”.
Matja e eshtrave në varret në provincën Shandong, ka treguar se lartësia e të paktën njërit prej tyre ishte 1,9 metra, ndërsa e të tjerëve 1,8 metra, transmeton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.